Site icon Telegrafi

Mushica, sportisti më i mirë i Prishtinës

Komuna që ka numrin më të madh të aktiviteteve sportive, e së bashku me këtë fakt edhe numrin më të madh të klubeve të regjistruara si dhe duke qenë ndër komunat lidere me sukseses e klubeve apo individëve në rrafshin e Sportit.

Edhe këtë vit do të u nderuan më të dalluarit për 12 muajt e 2013-tës.Respekti i takon çdo sportisti, punëtori sportiv apo donator, që me djersën e vet kontriboi që Komuna e Prishtinës të ketë namin dhe rëndësinë që e ka në nivel të Kosovës. U shpërblyen disa nga më të mirët, por ata që nuk gjenden në këtë mes të të shpërblyerve, poashtu meritojnë respekt për sakrificën e madhe që e kërkon sporti për arritje kulmore.

Në hapje të këtij manifestimi, foli kryetari Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, i cili në mes të tjerash tha se Drejtorati për Sport i Prishtinës do ta mbështesë sportin dhe në veçanti sportin shkollor ku priten aktivitete të shumta sportive si në atë fillor ashtu edhe atë të mesëm.

Gjatë vitit 2013, Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, përveç rëndësisë së veçantë kushtuar investimeve në infrastrukturën sportive, nuk ka lënë anash as klubet, shoqatat apo individët të cilët janë mbështetur nga kjo drejtori për aktivitetet e tyre në vend dhe në arenën ndërkombëtare.

Epiteti i sportistit më të dalluar të Prishtinës i ka takuar, Kushtrim Mushicës, portierit të Klubit të futbollit Prishtina. Kupën atij ia dorëzoi, Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës.

Juria në përbërje, Blerim Vuniqi – RTK , Bajram Shala -TV21, Naim Selmani – Klan Kosova, Tomor Grabovci – Radio Dukagjini, Elvira Dushku – Gazeta KosovaSot, Bahri Rexha – Gazeta SportPlus dhe Liridon Haziri – Gazeta Tribuna-ARENA, dhanë këto vlerësime:

SHPRESAT JO-OLIMPIKE
Delvina Muçiqi – Karate
Don BERISHA – Taekwondo

SHPRESAT
Melisa Zhdrella – notare
Donjeta Sadiku – boksiere
Era Janjeva – ping-pongiste
Flaka Pruthi – notare
Pranvera Ferataj – hendbolliste

MIRËNJOHJE E VEÇANTË
Medina SURDULLI – Notare

VETEREANI I VITIT | Anton CENA – Xhudist

PUNËTORI I VITIT | Eduard BERISHA – Kryetar i KH Prishtina

GJYQTARI I VITIT – Latif Demolli – Gjyqtar i boksit

TRAJNERI I VITIT 2013 | Afrim Tovërlani – FC Prishtina

KLUBI I VITIT 2013 | FC Prishtina

MIRËNJOHJE | “PLISAT”

TOP 10 SPORTISTËT

1. Kushtrim Mushica, Sportisti i vitit 2013
2. Arian Gashi
3. Rita Zeqiri
4. Dardan Syla
5. Kreshnik Krasniqi
6. Lum Zhaveli
7. Shemsije Asllanaj
8. Fisnik Rugova
9. Linor Çitaku
10. Zërina Shatri

/Sportrks/Telegrafi/  

Exit mobile version