Site icon Telegrafi

Mushica: E kemi studiuar Senegalin, jemi të përgatitur

“Në dallim prej ndeshjes së parë kemi pasur një hapësirën kohore për të komponuar sadopak ekipin, kur dihet se në ndeshjen me Turqinë, kemi bërë vetëm një stërvitje dhe atë me mungesa. Prej ndeshjes së kaluar do të ketë ndryshime në ekip”, ka thënë Mushica për Arenën.

“Në një aspekt nuk është e mirë për skuadrën, për ekipin kundërshtari i radhës ka një filozofi tjetër të lojës dhe ne e kemi studiuar këtë sistem të lojës që aplikon Senegali, pra jemi munduar të marrim masa dhe t’i parandalojmë rreziqet nga pikat e forta të kundërshtarit dhe të njëjtën kohë t’i shfrytëzojmë maksimalisht”, deklaroi Mushica. /Telegrafi/ 

Exit mobile version