Site icon Telegrafi

Mushica beson se nuk do të pësojë në derbi

Portieri prishtinas tashmë është përqendruar në derbin e xhiros së tretë, kur skuadra e tij do të ndeshet me konkurrentin kryesor të saj për titull të kampionit, Trepçën ’89. “Jam përqendruar shumë në këtë derbi. Normalisht se do të më pret një punë shumë më e madhe, por jam optimist se nuk do të pësoj asnjë gol”, tha për Arenën Mushica.

“Në fakt, unë jam i interesuar që ekipi im të fitojë. Do të isha më i kënaqur që unë t’i pësoja 4 gola, kurse ekipi im t’i realizoj pesë, e ta fitojmë ndeshjen, sesa të mos pësoj gol, e ndeshja të kryhet baras, 0:0. Unë dua që ekipi im të fitojë”, theksoi Mushica. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version