Site icon Telegrafi

Mushica beson në Përfaqësuesen e Kosovës

Kosova sot pasdite në Gjenevë është mposhtur ndaj Senegalit, me rezultat 1-3, vetëm katër ditë pas humbjes së thellë kundër Turqisë (1-6).

‘Gardiani’ i Kosovës, pas ndeshjes tha se skuadra e tij ndaj Senegalit ishte më kompakte. Ai thotë se Kosova është në ndërtim të një përfaqësues.

“Sot kemi qenë më kompakt. E dini se në ndeshjen kundër Turqisë nuk kishim kohë të përgatitemi dhe kishim mungesa në formacion. Sot ishim të kompozuar më mirë, ndërsa edhe gabimet e ndeshjes e parë jemi mundura t’i eliminojmë”, ka thënë Mushica.

“Është një reprezentacion në ndërtim, por pritet shumë nga kjo përfaqësues. Unë besoj në këtë përfaqësues dhe besoj se në ndeshjet e ardhshme do të kemi paraqitje më të mirë”, tha ai.

Mushica beson se Kosova në dy miqësoret e ardhshme kundër Panamasë dhe Kanadasë do të zhvilloi lojë më të mirë. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version