Telegrafi

Musharraf mbron gjendjen e jashtëzakonshme

Mes të arrestuarve ishte edhe Javed Hashmi, kryetari aktual i partisë opozitare të ish-kryeministrit të mërguar, Nawaz Sharif dhe disa kolegë të tij.

Sfondi i zhvillimeve të fundit

Duke dhënë shpjegime për vendimin e pezullimit të kushtetutës, presidenti Musharraf tha se Pakistani kishte mbërritur në një pikë krize. Ai tha se qeveria ishte paralizuar nga ndërhyrja e gjykatave, të cilat po pengonin luftën kundër terrorizmit.

Vendimi i gjeneralit Musharraf erdhi në kohën kur Gjykata Supreme e vendit po shqyrtonte nëse rizgjedhja e tij në postin e presidentit ishte e ligjshme, teksa ai është edhe në krye të ushtrisë.

Reagime

Ambasadori i Pakistanit në Uashington, Mahmud Ali Durrani, i tha BBC-së se Presidenti Musharraf e kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për t’i hapur rrugë procesit të zgjedhjeve të lira e të drejta.

Ndërsa ish-kryeministrja pakistaneze, Benazir Bhutto, e akuzoi Presidentin Musharraf se kishte vendosur, në fakt, atë që ajo që quajti, "ligjin e kohës së luftës".

Zonja Bhuto, e cila u kthyer para pak ditësh nga mërgimi pasi kishte negocijuar një marrëveshje për ndarjen e pushtetit, tha se vendimi i fundit i presidentit ishte një levizje drejt diktaturës dhe larg demokracisë.

Shtetet e Bashkuara thanë se vendimi ishte për të të ardhur keq.

Një zëdhënës i presidentit Bush tha se gjenerali Musharraf duhet ta mbajë fjalën për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta parlamentare, të planifikuara për muajin janar. /bbc/