Site icon Telegrafi

Musharraf lëshoi postin e kreut të Armatës

"Pasi e mbajta veshur për 40 vjet, tash i them lamtumirë uniformës. Armata është jeta ime, kjo ushtri është pasioni im", tha Musharraf.

Hapi i tij pasoi tetë vitet e sundimit ushtarak, dhe u ndërmor një ditë para se të bëjë betimin si president i vendit.

Musharraf, i cili erdhi në pushtet me grusht shtet në vitin 1999, ka qenë objekt i kritikave nga bota dhe vendi për rolin e tij ushtarak dhe për gjendjen e jashtëzakonshme që e shpalli në fillim të nëntorit.

Exit mobile version