Telegrafi

Musharraf kundër përfshirjes së OKB-së në hetime

Në një intervistë të botuar në gazetën franceze, Le Figaro, Musharraf shprehet se Pakistani ka institucionet e veta për të hetuar raste të tilla.

Ai tha se në hetimin për vrasjen e Benazir Bhuttos autoritetet pakistaneze po mbështeteshin edhe nga policia britanike.

Presidenti Musharraf tha se shpresonte që rezultati i hetimit të bëhej publik përpara zgjedhjeve parlamentare muajin e ardhshëm.

Zgjedhjet ishin planifikuar të mbaheshin në fillim të këtij muaji por u shtynë për shkak të dhunës që pasoi vrasjen e ish-kryeministres Benazir Bhutto. /bbc/