Telegrafi

Musharraf fiton në zgjedhjet presidenciale në Pakistan

Siç pritej, gjenerali Musharraf ka fituar një shumicë komforte, sepse mbështetësit e tij dominojnë asambletë provinciale kombëtare, të cilat zgjedhin presidentin.

Festimet tashmë kanë filluar, por Gjykata e Lartë ka vendosur se fituesi ende nuk mund të shpallet akoma. Kjo për shkak se po shqyrton një raund tjetër peticionesh legale që sfidojnë kandidaturën e gjeneralit Musharraf.

Opozita këmbëngul se është antikushtetuese që një shef i Ushtrisë të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale. Ndaj gjenerali Musharraf nuk do të jetë në gjendje të fillojë mandatin e tij të ri, derisa Gjykata të vendos nëse ai ka të drejtë ose jo që të konkurrojë. /bbc/