Site icon Telegrafi

Musala Soft prezantoi idetë para studentëve për sektorin e teknologjisë informatike

Ekspertë për zhvillim të talenteve nga kompania Musala Soft, një ofrues kryesor i shërbimeve të softuerit për ndërmarrjet në Evropë Juglindore kanë zhvilluar dy prezantime në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe para Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë.

Prezantimet i janë dedikuara aftësive kryesore që nevojiten për një performancë të shkëlqyeshme gjatë një interviste pune në sektorin e teknologjisë informatike me njohuri për procesin e rekrutimit në këtë fushë profesionale.

Prezantimet përfshijnë edhe workshop-e “Agile in Action” (“Të shpejtë në veprim”) në formën e lojërave interaktive të fokusuara në punë ekipi dhe procese të shkathëta.

Ato përfshijnë një pjesë praktike ku studentët do të sfidohen me ndjekjen e një procesi për të prodhuar një produkt i cili do të demonstrojë përfitimet e një metodologjie shpejtësie dhe shkathtësie për të prodhuar produkte më të mira.

Prezantuesi, Ivaylo Katsarkov, menaxheri i zhvillimit të talenteve në kompaninë Musala Soft, ka përvojë në fushën e menaxhimit të talenteve në sektorin e teknologjisë informatike, edhe ka diplomë universitare për Sisteme dhe Teknologji kompjuterike dhe Administratë biznesore. Ai është përgjegjës për menaxhimin strategjik për rritjen dhe zhvillimin e talenteve në kompani.

Musala Soft është një kompani softuerike me seli në Sofje, e themeluar në vitin 2000. Duke u frymëzuar nga dëshira për të bashkuar teknologjinë dhe inovacionin dhe për zhvillimin e talenteve, kompania vazhdon të evoluojë si një kompani e shërbimeve softuerike në rajonin e Evropës Juglindore.

Musala Soft ka suksese të vazhdueshme në krijimin e zgjidhjeve inovative, të cilat kanë dëshmuar se kompania është një partner i besueshëmbiznesi për kompani vendore dhe ndërkombëtare në fushën e ICT-së (IBM, T-Systems, VMware, SAP, Atos, Cellent, Milestone, UGT), Telecom (Deutsche Telekom, Telenor, Mobiltel, Vivacom), Financa (OTP Group, KBC, DZI, Commerzbank, Generali, Visa), Qeveritare (MPB, NRA Bulgaria, Dutch Customs) dhe gjithashtu Automotive, Shëndetësi, Lojëra, Tekstile, etj.

Exit mobile version