Përbërësit për 4 veta:
* 450 gr mish i grirë viçi, ose qengji
* 4 patëllxhanë në feta
* 2 qepë në feta
* 400 gr domate të grira
* 1 vezë
* 1 lugë supe hudhra të grira
* 2 lugë supe majdanoz i grirë
* 300 ml kos
* kripë, piper
* 1 lugë supe djathë i fortë i grirë
Përgatitja:
Piqni patëllxhanët në feta në një tigan që nuk ngjit.
Në një tigan tjetër skuqni mishin e grirë për 5 minuta, duke e përzierë. Shtoni qepët, hudhrat dhe i skuqni edhe 5 minuta të tjera.
Shtoni domatet e grira, kripën, piperin dhe i zieni 20 minuta gjersa mishi të zbutet.
Gjysmat e patëllxhanëve të pjekura i shtroni në një tavë. Hidhini sipër kimën me mish dhe mbulojeni me pjesën tjetër të patëllxhanëve.
Rrihni vezën dhe bashkojeni me kosin, kripen e piperin dhe këtë masë të përzierë mirë, hidheni mbi patëllxhanët. Pudroseni sipër me djathë të grirë, ose me kaçkavall.
Piqeni në 180 gradë rreth 45 minuta, gjersa të marrë ngjyrë të artë./Telegrafi/