Site icon Telegrafi

Musaka me finok

Nevojiten:

* 500 gramë mish i bluar
* 4 finokë të mëdhenj
* 2 qepë
* 3 vezë
* 4 decilitra jogurt
* 1 tubë kopër
* 2 decilitra lëng domatesh
* 0,5 decilitri vaj
* erëza të përziera
* kripë, piper i zi

Përgatitja:

1. Finokët qërohen, zihen në ujë me kripë e pastaj priten në rrathë.

2. Qepët qërohen dhe priten në kube, ndërsa kopra grihet imët.

3. Në pak vaj kaurdiset qepa, sa të marrë formë të kristaltë, e pastaj shtohet mishi i bluar dhe erëza sipas shijes. Vazhdon kaurdisja derisa mishi të ndërrojë ngjyrë.

4. Shtohet lëngu i domateve dhe vazhdon kaurdisja derisa mishi të zbutet plotësisht dhe derisa të shterë lëngu i tepërt.

5. Lyhet me vaj ena rezistuese ndaj zjarrit, fundi i saj mbulohet me rrathë të finokëve të zier dhe përmbi shtrihet një shtresë e mbushjes me mish. Procedura e njëjtë përsëritet derisa të harxhohet i tërë materiali i përgatitur. Përfundohet me një shtresë rrathësh 1inoku.

6. Në enë të veçantë tunden vezët, jogurti dhe kopra dhe kjo përzierje i derdhet musakasë përmbi. Ena shkundet me qëllim që përzierja të shpërndahet njëtrajtshëm. Musakaja e përgatitur piqet, derisa të skuqet, në furrën e nxehtë në 200°C.

Këshillë shtesë: Finokët duhet zier në ujë me kripë, derisa të zbuten mirë, ndryshe musakaja do të jetë e fortë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version