Site icon Telegrafi

Musaka me brokoli

Pëbërësit:

* 2 brokoli të mëdhenj
* 500 gramë mish i bluar viçi
* 1 kokë qepë
* 2 decilitra lëng domatesh
* 1 lugë e vogël piper i kuq i bluar
* 250 gramë kërpudha
* 3 vezë
* 2 decilitra ajkë
* 4 decilitra qumësht
* 5 lugë vaj
* erëza të përziera, kripë, piper i zi

Përgatitja:

1. Brokoli pastrohet, ndahet në lule dhe zihet pakëz në ujë me kripë. Pastaj kullohet nga lëngu i tepërt.

2. Qepa pritet në katrorka, ndërsa kërpudhat priten në rriska.

3. Në pak vaj kaurdiset qepa, sa të fitojë pamje të kristaltë, e pastaj shtohet mishi i bluar i viçit. Kohë pas kohe, gjatë kaurdisjes, shtohet lëng domatesh, derisa të zbutet mishi.

4. Shtohen piperi i kuq i bluar, kërpudhat, erëza sipas shijes dhe vazhdohet me kaurdisje derisa të zbuten kërpudhat dhe derisa të shter lëngu i tepërt.

5. Ena rezistuese ndaj zjarrit Iyhet me vaj dhe fundi i tavës mbulohet me gjysmën e brokolit. Përmbi brokoli shtrihet mbushja nga mishi dhe, përmbi mish, hedhet gjysma e brokolit tjetër të mbetur.

6. Në enë të veçantë tunden vezët, ajka dhe qumështi. Kjo përzierje derdhet përmbi brokoli. Tava shkundet pakëz në mënyrë që përzierja me vezë, qumësht e ajkë të shpërndahet njëtrajtshëm.

Këshillë shtesë: Brokoli zihet pakëz në ujë me kripë, sa të mos shpërbëhet gjatë kaurdisjes. /Telegrafi/

 

Exit mobile version