Telegrafi

Musacchio ua fitoi zemrat tifozëve me lëvizjet e tij duke i turpëruar lojtarët e Dortmundit (Video)

Milani u mposht nga Borussia Dortmundi me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për Champions Cup që u zhvillua në Kinë.

Megjithatë, Franck Kessie dhe mbrojtësi Mateo Musacchio u vlerësuan për paraqitjen e tyre në këtë takim.

Lexo po ashtu Montella: Milani mund të luajë me tre mbrojtës

Përveç sigurisë që i dha skuadrës në prapavijë me aktivizimin e tij në pjesën e dytë, Musacchio u bë protagonist edhe i një veprimi mjaft të bukur, që shihet rrallë nga një qendërmbrojtës.

Qetësi, teknikë dhe saktësi, ndërsa dy lojtarët e Dortmundit nuk e kuptuan nga shkoi topi. /TCH/Telegrafi/