Site icon Telegrafi

Musa Xhaferri dhe Lulzim Basha bisedojnë për aktualitetet politike

Në ditën e tretë të punimeve të Samitit për Demokraci të Europës Qendrore organizuar nga Instituti Internacional Republikan (IRI) dhe Fondacioni “Akademia Politike”, Zv/Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Musa Xhaferri realizoi një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Xhaferri dhe Basha diskutuan për situatën politike në rajon duke i kushtuar vëmendje të veçantë rolit dhe pozitës së shqiptarëve në gjitha lëvizjet dhe zhvillimet politike në rajon.

Xhaferri informoi kryetarin e PD Basha rreth situatës politike në Republikën e Maqedonisë dhe për përpjekjet e faktorit politik shqiptar dhe në veçanti subjektit që ai përfaqëson në drejtim të ruajtjes së stabilitetit të institucioneve të vendit tonë, njofton Zhurnal.

Basha shprehu shqetësimin e tij për situatën politike në Maqedoni dhe theksoi se faktori politik Shqiptar në Maqedoni do duhet të veproj me maturi të veçantë deri në tejkalimin e kësaj periudhe të vështirë politike në të cilën ndodhet vendi.

Në këtë drejtim Basha theksoi se faktori politik shqiptar duhet të fokusohet dhe të investoj shumë në ndërtimin e institucioneve të fuqishme demokratike pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ju shërbejmë më së miri qytetarëve që i përfaqësojnë.

Dy bashkëbiseduesit gjatë diskutimit të tyre elaboruan edhe situatën politike në Republikën e Kosovës, përfaqësuesit politik të së cilës Basha i takoi gjatë kësaj jave në Kosovë./Telegrafi/

Exit mobile version