Ne nuk e reformojmë partinë por bëjmë debat dhe respektojmë programin dhe statutin e BDI-së, kështu ka deklaruar Musa Xhaferi para fillimit të mbledhjes së Kryesisë së partisë më të madhe shqiptare që po mbahet në Reçicë të Vogël. Ai këto komente i bëri në pyetjen se ka patur kohë dhe shansë që këtë reformim t’a kërkojë ose bëjë më herët kur ai ka qenë vet zëvendës kryeministër.
A prisni të qeshni sot i fundit ishte një tjetër pyetje drejtuar Xhaferit ndërsa ai tha se kjo do të ndodhë pas një jave. Sipas tij ata që do fitojnë do të qeshin.
Ai tha se performanca e ministrave është e dobët përveç që Maqedonia në politikë të jashtme ka patur sukses, është hapur rruga për integrim dhe jeni anëtarë i NATO-s, kurse resorët ekonomik janë për të dëshiruar.
Xhaferi tha se për shkak të performancave do kërkojmë të ketë lëvizje të pozicioneve dhe me këtë le të vijnë gjenerata të reja që janë më të përgatitur. /Telegrafi/