Ish-ministri i Drejtësisë dhe kryetar aktual i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, është paraparë që sot të dëshmojë në seancën për lëndën “Monstra”. Si dëshmitarë në gjykim duhet të paraqitet edhe Musa Xhaferi ish-zëvendëskryeministër i angazhuar për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Gjatë prezantimit të “bombave” nga ana e prokurores Fatime Fetai, opinioni kishte mundësi të dëgjojë si Bexheti dhe Xhaferi kanë komunikuar me persona të tjerë në lidhje me këtë lëndë.
Njëherit në këtë seancë duhet të paraqitet edhe dëshmitari Zoran Trajkovski (nëpunës policorë) i cili në “bombat” dëgjohet si komunikon me një person tjetër dhe sqaron si Sinisha Aleksovskit i ka transmetuar se para 12 prillit mund të ndodh ngjarje e pakëndshme, sulm ndaj stacioneve policore dhe të ngjashme. Lidhur me këtë çështje Aleksovski (ish-këshilltar i sigurisë në kabinetin e ish presidentit Gjorge Ivanov) ka konfirmuar se ka pasur komunikim me Trajkovskin. Nga ai ka marrë informacion me gojë se ka lëvizje të grupeve ekstremiste të cilët mund të sulmojnë stacionin policore, por se nuk është konfirmuar.
Në seancat paraprake për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, dëshmoi pothuajse tërë kryesia e MPB-së nga viti 2012.
Gjykimin për “Monstrën” e drejton gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.
Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë djemve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovki, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuar Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata Supreme në dhjetor të 2017 të dënuarve ua shfuqizoi masën e aktgjykimit, dhe i liroi në iri të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masë të kujdesit. Pas pezullimit të aktgjykimeve, rastin “Monstra” e mori PSP-ja dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm./Telegrafi/