Site icon Telegrafi

Musa Selimi jep dorëheqje nga Drita

Pas disfatës 2-1 të pësuar dje në Merdarë, Selimi menjëherë kishte vendosur ti braktisë Intelektualët, pas rezultateve jo të kënaqshme gjatë këtij edicioni.

Në futbollin kosovar tashmë është bërë traditë që në javët e para të shkarkohen trajnerët apo të japin dorëheqje vetvetiu. Në gjashtë javët e para Selimi është trajneri i katërt që jep dorwheqje pas Rafet Prekazit, të Trepçës, Gani Sejdiut të Trepçës 89, dhe Fadil Ramës së Drenicës, raporton Korneri.

Besohet se në ndeshjen e ardhshme Drita do të udhëhiqet nga Milaim Zuzaku, por ende nuk është bërë zyrtare asgjë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version