Site icon Telegrafi

Murtezani për ZNAM-in: Duan vëmendje në media, në Qeveri nuk ka asnjë shkëndijë përplasjeje

Deklarimet antishqiptare dhe kritikat ndaj VLEN-it, Lëvizja ZNAM i thotë vetëm para kamerave sepse brenda qeverisë nuk ka asnjë përplasje, pohoi ministri për eurointegrime nga radhët e VLEN-it, Orhan Murtezani në Daily Click të TV21. Sipas tij, kjo sjellje e ZNAM-it është për të tërhequr vëmendje mediatike. Rikujtojnë Dimitrievskin se pas një viti do të duhet të kërkojë votat e shqiptarëve në Kumanovë, dhe nëse vazhdon kështu, nuk do ta marrë mbështetjen e koalicionit VLEN.

Edhe kryeministri Micokski shprehet se atmosfera brenda qeverisë është konstruktive. Shton se secili prej funksionarëve në baza ditore përpiqet të bëjë punë të mira.

Këto reagime erdhën pasi kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, koalicionin VLEN e quajti partner i partnerëve në Qeveri. Dimitrievski thotë se VLEN duhet të ndërpret imitimin e BDI-së.

Exit mobile version