Site icon Telegrafi

Murtezani: Nga angazhimet deklarative për integrim në BE, kalojmë në veprime konkrete

Ministri për Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot duke iu referuar qëllimeve të përcaktuara sipas të cilave Ministria për Çështje Evropiane do të veprojë gjatë mandatit të tij.

Ai në konferencën e sotme për shtyp, iu referua disa çështjeve të rëndësishme, siç janë përdorimi i fondeve të BE-së përmes IPA fondeve.

Murtezani theksoi se shkalla e absorbimit i fondeve evropiane është e pamjaftueshme, me vetëm 34% të fondeve në dispozicion të mbuluara nga kontratat e nënshkruara dhe vetëm 22% të fondeve të paguara. Kjo pasqyron problem më të gjerë të jo-efikasitetit, i cili rezultoi me humbje të konsiderueshme të mjeteve.

“Në dy vitet e kaluara, krahas zbatimit të ngadaltë të IPA-s, Maqedonia e Veriut u ballafaqua me fonde të pashfrytëzuara të IPA-s, të cilave u skadoi afati dhe u kthyen në buxhetin e Bashkimit Evropian. Kështu që, në fund të vitit 2022 dhe 2023 humbëm 24 milionë euro, respektivisht 55 milionë euro në dy vitet përkatëse, respektivisht gjithsej 79 milionë euro. Vlerësohet se deri në fund të vitit 2024 ekziston rreziku i humbjes së 43 milionë eurove shtesë nga IPA II”, nënvizoi Ministri./Telegrafi/

Exit mobile version