Site icon Telegrafi

Murtezani-Dreksler: Mbështetja e Gjermanisë është thelbësore për rrugën evropiane të RMV-së

Në hapësirat e Ministrisë për Çështje Evropiane, Ministri Murtezani kishte takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Petra Dreksler, njoftojnë nga Ministria për Çështje Evropiane.

Në takim, theksojnë nga atje, u diskutuan temat lidhur me integrimin evropian të vendit, marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, zbatimi i Planit të rritjes dhe Agjenda reformuese, të cilat janë të rëndësishme për shtytjen e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe që synon përshpejtimin e konvergjencën socio- ekonomike të rajonit në Bashkimin Evropian.

“Ministri Murtezani në takim shprehu besimin se mbështetja e vazhdueshme gjermane për rrugën tonë evropiane, demokracia, sundimi i së drejtës, qeverisja e mirë, zhvillimi ekonomik, mjedisi jetësor dhe zbutja e ndryshimeve klimatike janë thelbësore për vendin tonë.

Në takim, bashkëbiseduesit iu referuan edhe bashkëpunimit në kuadër të Tuining projekteve të financuara nga BE-ja, për të cilat potencuan se janë realizuar me sukses 11 Tuining projekte në fusha të ndryshme, edhe atë në pjesën e reformave në polici, statistikave, përafrimin politikës së konkurrencës, prokurimeve publike, bujqësisë, luftës kundër korrupsionit, përmirësimit të kushteve të punësimit, qendrave hetimore në MPB”, thonë nga atje.

Ministri, shtojnë nga atje, shprehu mirënjohje të sinqertë për ndihmën e përgjithshme politike, ekonomike dhe projektuese të dhënë nga Gjermania për Republikën e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Exit mobile version