Lëvizja Besa, që për kryetar kanë Afrim Gashin, ka dalë në konferencë shtypi, përmes së cilës kanë akuzuar Bilall Kasamin për falsifikim.
Orhan Murtezani tha se Bilall Kasami ka deponuar në gjykatë emra të kryetarëve të degëve që nuk kanë qenë aspak, sipas tij, duke dashur të krijoj një shumicë të rrejshme.
Sipas Murtezanit, këto veprime Bilall Kasami i ka kryer në periudhën kur nuk kishte ndonjë pakënaqësi ndaj tij brenda radhëve të partisë.
Murtezani shpalosi disa emra që konsiderohen si fiktiv në degët në Bogovinë, Karposh, Resnjë, Strugë dhe Shutkë./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=K-YMKERwv20