Ish-zëvendësministri i Punëve të jashtme nga radhët e LDK-së, Valon Murtezaj, ka fajësuar Qeverinë aktuale për mospranimin e Kosovës në Interpol
“Pasoja e parë e Qeverisë aktuale në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Po të ishte Qeveria e udhëhequr nga LDK dhe Kryeministri Mustafa, sot Republika e Kosovës do të ishte anëtare e Interpolit.
Tërheqja nga aplikimi ishte e gabuar seriozisht”, ka shkruar Murtezaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/