Site icon Telegrafi

Murtezaj: Haradinaj nuk do të lirohet sonte

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, ka konfirmuar lajmin për mbetjen në paraburgim të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ramush Haradinaj është ende në ndalim, kjo për shkak të çështjeve procedurale”, ka thënë Murtezaj për klankosova.tv.

Gjithashtu Murtezaj bëri të ditur që sonte Haradinaj nuk do të lirohet, përderisa nuk ka komentuar në lidhje me informacionet që po qarkullojnë në mediat franceze se Gjykata e Apelit në Francë është në pritje të kërkesës zyrtare për ekstradim nga Serbia, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version