Sot në mëngjes është vërejtur murtajë e peshqve në Vardar në Aerodrom të Shkupit për në Trubarevë.
Banorët e Aerodromit sot në mëngjes në Qendrën për Menaxhimin me Kriza kanë denoncuar se kanë vërejtur murtajë të peshqve në lum, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas denoncimit ekipet e Inspektoratit të Bashkisë së Shkupit dhe NP ‘Ujë dhe kanalizim’ kanë dalë në terren, ku ka informacionet e para dyshohet se lumi është ndotur nga kapacitetet industriale nga ish-fabrika “Hekurishte”.
“Inspektorët e Mjedisit Jetësor bashkërisht me ekipet e NP ‘Ujë dhe kanalizim’ kanë marrë disa mostra në disa vende të lumit ku është vërejtur murtaja e peshqve. Indiciet e para të inspektorëve të Bashkisë së Shkupit janë se ndotja e lumit janë nga ‘ish-hekurishtja’. Në koordinim me inspektorët shtetëror do të ketë kontrolle të jashtëzakonshme, ndërsa subjektet përgjegjëse për këtë ndotje do të dënohen”, tha Miroslav Bogdanovski, udhëheqës i Inspektoratit të Bashkisë së Shkupit.
Ata shtojnë se në bazë të analizave të mostrave të ujit do të dihet se çfarë likuidi është lëshuar në Vardar dhe kush është ndotësi./Telegrafi/