Telegrafi

Murtaja e minjve godet komunitetet rurale në Australi, mijëra brejtës vërshojnë rrugëve

Disa komunitete rurale në shtetin në shtetin New South Wales të Australisë po përballen me murtajën më të rëndë të minjve në dekada, pas një korrje të bujshme të drithërave.

Videoja e publikuar nga mediet e huaja, tregoi mijëra brejtës të vegjël që vërshonin rreth një ferme në qytetin e Gilgandra.

“Natën… toka po ‘lëviz’ me mijëra e mijëra minj që vrapojnë përreth”, tha fermeri Ron Mckay, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

Supermarketet po ruajnë ushqime në kontejnerë të mbyllur, derisa të paktën tre pacientë në spitalin lokal janë kafshuar nga minjtë, sipas medieve australiane. /Telegrafi/