Site icon Telegrafi

Murray i gatshëm për turneun e Monte Carlos

Getty Images

Andy Murray i gatshëm për turneun e Monte Carlos.

Për numrin një të botës së tenisit, pati një eliminim në  Indian Wells e më pas pësoi një dëmtim në pjesën e bërrylit.

Stafi mjeksor, pati deklaruar se rikthimi i tij do të ishte i mundur në muajin Maj, por britaniku ka djegur etapat e rikuperimit dhe tashme ndihet në formë, për të qenë pjesë e turneut të Monte Carlos, që do të nisë ditën e shtunë, transmeton TCH.

Jashtë këtij edicioni do të jetë Roger Federer, i cili këtë periudhë është duke kaluar një moment fantastik, duke korrur suksese të njëpasnjëshme siç është ajo e  Australian Open, Indian Wells dhe së fundmi në Miami Open.

Sidoqoftë emrat e rëndësishëm, në turneun e principatës nuk do të mungojnë.

Përveç Andy Murray, pjesë e garës do të jetë, zvicerani Stan Wawrinka, serbi Novak Djokovic si dhe spanjolli Rafael Nadal, i cili e ka fituar 9 herë turnuen e Monte Carlos.

Exit mobile version