Andy Murray po rikthehet në tenis në kuadër të “Australia Open” që zhvillohet në vitin 2020, pas lëndimit që e kishte në shpinë.
32-vjeçari ishte pjesë e garës së dyfishtë të zhvilluar në qershor, derisa triumfoi me partnerin e tij Feliciano Lopez, por lëndimi që pësoi e la jashtë fushe atë.
Por, në vitin e ardhshëm britaniku do të bëjë paraqitjen e parë që nga lëndimi që pësoi në titullin e madh që zhvillohet në Australi.
Tifozët mezi presin ta shohin sërish në fushë Murrayn që do të tentojë ta mbroj pozitën e tenistit të dytë më të mirë në botë.
“E konfirmuar: Andy Murray do të rikthehet për të garuar në Australia Open në vitin 2020”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Veterani do të shpresoj që të ketë paraqitje të mira në garën e madhe dhe të jetë i gatshëm pas lëndimit të rëndë që kishte.
Britaniku kishte marrë pjesë në Cincinnati dhe në Beijin në këtë verë, por e kishte të pamundur të ishte në US Open.
Murray kishte paralajmëruar pas lëndimit se po pensionohet nga tenisi, mirëpo tani do të marrë pjesë në Australia Open. /Telegrafi/