Andy Murray është kthyer nga disavantazhi për ta mposhtur Kei Nishikorin duke iu afruar gjysmëfinales në ATP World Tour Finals.
Tenisti numër 1 në botë e humbi setin e parë, mirëpo u kthye për të fituar me rezultat 2-1 (6-7, 6-4, 6-4) ndaj japonezit.
Dueli zgjati tre orë e 20 minuta dhe ishte një prej përballjeve më të gjata prej se evenimenti u zhvendos në Londër në vitin 2009.
Britaniku 29 vjeçar do të kualifikohet në gjysmëfinale, nëse Marin Cilic mposht Stan Wawrinkan.
Është hera e parë që nga debutimi i Murrayt në vitin 2008 që i fiton të dy përballjet e para grupore. /Telegrafi/