Telegrafi

Murray: Me besim e mposhta Gasquet

Gasquet u dëshmua të jetë një kundërshtar tejet i vështirë për Murrayn, ashtu siç ishte parashikuar, ndërsa lodhja e francezit gjatë ndeshjes, tregoi se skocezi Murray është më i fortë, duke u rikthyer në mënyrë sensacionale nga dizavantazhi prej 2-0 në sete, për të fituar komplet takimin me rezultat 2-3 në sete (4-6, 6-7, 6-4, 6-2 dhe 6-1).

“Ndoshta e kam shpenzuar energjinë në sigurimin e fitores pas setit të parë, por ai luajti shumë tenis të mirë, duke goditur topa të fortë dhe duke shfrytëzuar rastet. Unë u ktheva në fund me luftë dhe me besim”.

“Ju duhet të mbeteni të fokusuar në lojën tuaj, ndërsa nëse luani ndaj Gasquet, kjo është e vështirë. U ndala në një pikë dhe pashë që ai ka goditur 59 topa për pikë, ndërsa gaboi vetëm 30 herë. Është e vështirë, por vetëm duhet ta ndiqni ngadalë dhe të besoni në vetvete”, u shpreh Murray pas triumfit. /Telegrafi/