Telegrafi

Murray: Luajta keq

Tenisti i katërt në botë ka kaluar një formë të dobët që pas humbjes në finalen e Australian Open dhe të njëjtën performancë e tregoi edhe kundër Kohlschreiber.

“Nuk isha i mirë sot. Është hera e parë pas shumë vitesh që fusha dukej aq e vogël. Nuk mundja ta gjej fushën. Kur është ashtu, është vështirë të luash”, tha britaniku.

Ndërkohë, të mërkurën, pesëherë kampioni i kësaj gare, Rafael Nadal dhe serbi Novak Djokovic, kaluan me lehtësi takimet e tyre të para, kundër Thiemo de Bakker, respektivisht Florent Serra. /Telegrafi/