Telegrafi

Murray: Jam i zhgënjyer

“Unë jam i zhgënjyer. Unë pata raste në të gjitha setet, por ai luajti më mirë se unë. Nuk mendoj se luajta keq, por ai luajti shumë mirë. Ky është dallimi”, theksoi Murray.

Andy Murray ishte shpresa e vetme e britanikëve për këtë vit në Wimbledon, por edhe një herë ai dështoi të bëhej tenisti i parë britanik që arrin finalen e Wimbledonit pas 72 vitesh. /Telegrafi/