Telegrafi

Murray i treti, Nadal jashtë top-treshit

22-vjeçari, i cili në finale u mposht 3-0 në sete nga tenisti numër një në botë Roger Federer, kthehet në pozitën e tretë për herë të parë që nga muaji tetor.

Rafael Nadal, i cili u tërhoq në çerekfinale të Australian Open si pasojë e lëndimit, është zhvendosur në pozitën e katërt, ndërsa kjo është hera e parë që nga viti 2005, që i ndodh diçka e tillë spanjollit.

Në vend të dytë, është ngritur serbi Novak Djokovic, i cili u eliminua në çerekfinale të Australian Open nga Jo-Wilfried Tsonga. /Telegrafi/