Tenisti bullgar bëri surprizën e madhe në raundin e 3-të të Miami Open duke nxjerrë jashtë turneut Masters që po zhvillohet aktualisht në Florida.
Në fushën qendrore në Crandon Park, Grigo Dimitrov triumfoi 2-1 me sete përballë Murrayt.
Skocezi në fakt fitoi setin e parë në ‘tie-break’ me rezultatin 7:1, por britaniku u dorëzua përballë forcës së Dimitrov në dy setet pasardhëse duke i humbur ato me shifrat 4:6 dhe 3:6 dhe gjithë ndeshjen 2-1 me sete.
Dimitrov aktualisht i 26-ti në Botë do të ndeshet në raundin tjetër me francezin Gael Monflis, i cili nga ana e tij eliminoi në dy sete uruguaianin Pablo Cuevas. /Telegrafi/