Telegrafi

Murphy, të luajë në serialin “Beverly Hills Cop”

51-vjeçari ka luajtur rolin e Alex Foley në filmat në të cilin është bazuar seriali, ndërkaq ai u paraqit edhe në episodin e parë të serisë televizive.

“Luajti në episodin e parë dhe tha se do t’i pëlqente që të kthehej në këtë serial gjatë sezonit të parë”, ka thënë presidentja e televizionit CBS, Nina Tassler.

Brandon T Jackson luan rolin kryesor (Aaron Foley – djalin e Alex Foley).

Filmi i parë “Beverly Hills Cop” është realizuar në vitin 1984, ndërsa më pas u xhiruan edhe dy vazhdime (1987 dhe 1994). /Telegrafi/