Telegrafi

Murphy e pranon, aktori me prejardhje shqiptare më ofroi kokainë (Foto)

Eddie Murphy është një nga aktorët më të njohur në vitet e fundit. Murphy më shumë njihet për rolet e tij në filma komik, por edhe si një “djalë i shkathët rruge”.

Përkundër kësaj aktori nuk ka qenë kurrë pre e skandaleve apo e veseve jo të mira.

55-vjeçari ka thënë se ka refuzuar kokainë në të kaluarën dhe një nga personat që i ka ofruar është John Belushi, aktori i njohur me origjinë shqiptare.

Lexo po ashtu Sërish baba: Nuk do të besoni se sa fëmijë i ka Eddie Murphy (Foto)

“John Belushi dhe Robin Williams më ofruan drogë, por unë nuk pranova”, ka thënë Murphy për The Hollywood Roporter.

Murphy ka zbuluar gjithashtu se në momentin që refuzoi të përdorë drogë ai u ofendua nga Belushi. /Telegrafi/