Site icon Telegrafi

Me Muriqin në portë, City fiton ndaj Leicesterit pas penalltive

Arijanet Muriqi (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës EFL (të njohur si Carabao Cup), pasi mposhti Leicester Cityn pas penalltive.

Kevin De Bruyne e zhbllokoi rezultatin në minutën e 14 pas asistimit nga Nicolas Otamendi dhe me epërsi minimale mysafirët shkuan në pushim.

Lojtarët e Manchester Cityt (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, vendasit arritën ta barazonin rezultatin me golin e Marc Albrighton që u realizua në minutën e 73-të.

Dhe duke qenë se koha e rregullta përfundoi me rezultat të barabartë ishin penalltitë ato që e vendosën fituesin.

Pas ekzekutimit të njëmbëdhjetëmetërshave, më të saktë u treguan lojtarët e Pep Guardiolas, të cilët siguruan kualifikimin në gjysmëfinale të kësaj gare.

Arijanet Muriqi (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Vlen të theksohet se portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi ishte në portën e skuadrës nga Mancesteri dhe arriti t’i ndalte penalltitë e ekipit kundërshtar.

Kujtojmë që Manchester City është kampion në fuqi i Carabao Cup dhe do të tentojë ta fitojë edhe këtë edicion. /Telegrafi/

Exit mobile version