Site icon Telegrafi

Muriqi transferohet te Giresunspor

Ish-futbollisti i Lirisë që së fundmi ishte pjesë edhe e kampionatit të Shqipërisë, ka postuar në rrjetin social ‘Facebook’ fotografi gjatë prezantimit me klubin e ri dhe gjatë nënshkrimit të kontratës.

“Kemi marrëveshje 2-vjeçare me Giresunsporin. Shpresoj që do të kem sukses këtu dhe të shënojë sa më shumë gola”, shkroi ai në ‘Facebook’, transmeton Tribuna.

Ndryshe, Giresunspor garon momentalisht në Ligën e Parë të futbollit turk. Ky klub është krijuar në vitin 1925. /Telegrafi/ 

Exit mobile version