Sulmuesi i njohur kosovar Vedat Muriqi, brenda ditëve të ardhme do të nënshkruajë me Gençlerbirligin.
Transferimin e tij e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i ekipit të kryeqytetit, Sinan Gursoy .
Gursoy tha se golashënuesi i lindur në vitin 1994 mund të luaj edhe në statusin e shtetasit turk.
“Arritëm marrëveshje me lojtarin po ashtu edhe me klubin. Nuk mendoj se do kemi probleme tjera për transferimin. Besojmë se Muriqi do ta tejkaloj performancën e tij të Ligës së Parë, në Superligë”.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve
Marrëveshja është për katër vitet e ardhmen, ndërsa për lojtarin kishte interesim edhe nga Fenerbahce dhe Galatasaray.
Vedat Muriqi i lindur në Prizren të Kosovës, luajti sezonin e kaluar në Ligën e Parë të Turqisë me Giresunspor ku, shënoi 17 gola.
Për të klubi nga Ankara ka paguar 500 mijë euro dhe një lojtar, ndërsa prezantimi do të bëhet brenda këtyre ditëve. /Telegrafi/