Site icon Telegrafi

Muriqi: Sulmuesi matet me gola, këtë ia arrita kundër Bullgarisë

Kosova ka shënuar fitore historike në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

“Dardanët” triumfuan si mysafir në stadiumin e Sofjes kundër kombëtares bullgare me rezultat 3-2.

Pas takimit ka folur Vedat Muriqi, i cili ka pohuar se kjo ishte një fitore e merituar për të gjithë ne.

Është një fitore e madhe. Kemi merituar fitoren dhe normal, që sulmuesi matet me gola dhe kjo është detyra ime shënojë dhe ia arrita kundër Bullgarisë. Besuam në fitore, por pasi kaluam në disavantazh, ne sërish nuk u dorëzuam. Dhe kjo rezultoi me fitore. Kemi ekip me lojtarë kualitativ, kemi arritur që luajmë në klube më shumë dhe kjo ka rritur nivelin e lojës. Dy ndeshjet e ardhshme janë më të vështira se këto të tanishmet”, tha Muriqi.

Lexo po ashtu Tri ngjarjet kryesore të mbrëmjes sipas UEFA-s: Edhe Kosova pjesë e saj

Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë në grupin A të me pesë pikë gjersa kombëtarja e Republikës së Çekisë, e cila pas fitores kundër Malit të Zi (3-0), ka gjashtë pikë dhe renditet e dyta.

Në pozitën e parë është kombëtarja e Anglisë, e cila ka po aq pikë sa çekët, por që gol dallimin e kanë më të mirë.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në triumfin fantastik të Kosovës kundër Bullgarisë

Ndryshe, malazezët zënë pozitën e fundit të renditjes tabelore me dy pikë në tri ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version