Telegrafi

Muriqi si Drogba: Hero në vendlindjen e tij

Kosova është duke bërë një punë të mrekullueshme në rrugën e tyre drejt kualifikimit në Euro 2020.

Të shtunën “Dardanët” mundën Çekinë, me rezultatin 2-1, ku golin e barazimit e shënoi, Vedat Muriqi, ndërsa të fitores Mërgim Vojvoda.

Sulmuesi shtatlartë që luan në Turqi te Fenerbahce, po tregon çdo ndeshje e më shumë se është në formë të shkëlqyer duke shënuar.

Tifozët e klubit të Fenerbahces e pëlqejnë sulmuesin dhe kanë krijuar një simpati për të, në spektrin sportiv, pasi në çdo ndeshje e jep maksimumin.

Por janë mediat turke, ato që thurin elozhe për sulmuesin shtatlartë.

E përditshmja turke Milliyet shkruan për Muriqin duke e krahasuar me Drogban.

“Ai ishte si Drogba, Muriqi u bë hero në vendin e tij”. /Telegrafi/