Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka vazhduar me formën e tij të mirë në futbollin turk.
Prizrenasi ka qenë vendimtar për skuadrën e tij Genclerbirligi që ka shënuar 3-0 në fitoren ndaj Menemen Bld në Kupën e Turqisë.
Muriqi ishte titullar në këtë fitore dhe arriti ta shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 59-të të ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Genclerbirligi ndodhet në pozitën e parë në grupin C të Kupës së Turqisë me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve. /Telegrafi/