Telegrafi

Muriqi reagon në rrjetet sociale: Do të luftojmë deri në fishkëllimën e fundit

Vedat Muriqi ka qenë edhe një herë hero i Përfaqësueses së Kosovës.

Sulmuesi prizrenas realizoi golin e fitore ndaj Gjeorgjisë tri ditë më parë, derisa mbrëmë ndaj Greqisë shënoi përsëri, kësaj radhe për ta shpëtuar Kosovën nga humbja.

Muriqi është shënuesi më i mirë te Kosova me 17 gola deri më tani.

Anëtari i Lazios ka reaguar në rrjetet sociale një ditë pas barazimit me Greqinë.

Muriqi ka shkruar se do të luftojnë së bashku deri në fishkëllimën e fundit.

“Ne luftojmë deri në ndeshjen e fundit, deri në fishkëllimën e fundit”, ka shkruar Muriqi. /Telegrafi/