Telegrafi

Muriqi: Përveç rastit të golit, nuk mbaj mend se kundërshtari e rrezikoi portën tonë

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, e ka analizuar humbjen ndaj Greqisë, e cila u mbyll me rezultat 0-1 në favor të mysafirëve.

Pas ndeshjes sulmuesi në pronësi të Lazios në intervistë për KlanKosova tha se Kosova nuk e meritoi humbjen duke parë se grekët patën vetëm një tentim drejt portës dhe atë e konkretizuan me gol.

“Mendoj që nuk e merituam humbjen. Përveç atij rasti, unë nuk mbaj mend se kundërshtari e rrezikoi portën tonë”.

“Ne e kemi ditur se Greqia është rival i fortë, por nuk kemi kohë për t’u ankuar, sepse na pret pas pak ditësh ndeshja me Irlandën e Veriut”, ka thënë Muriqi.

Lexo po ashtu Kosova 0-1 Greqia, detajet e ndeshjes

Kosova ndeshjen e tretë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve Kombeve e luan kundër Irlandës së Veriut më 9 qershor.