Telegrafi

Muriqi: Për tifozët në stadium dhe për këtë popull po e japim shpirtin në fushë

Sulmuesi Vedat Muriqi, ka folur pas ndeshjes ku arriti të shënojë gol përballë Çekisë (2-1).

Muriqi bëri një ndeshje të hatashme, duke qenë pikë referimi në sulm.

“Jam lodhur shumë. Por pasi morën tri pikë, në këtë atmosferë, jam mirë”.

“Faleminderit shtetit të Kosovës, atyre që ishin në stadium, por edhe ata nga shtëpia”.

“Sot festojmë dhe nesër e harrojmë, pasi kemi ndeshje shumë të rëndësishme me Anglinë”.

“Pasi pësuam gol u këndellëm. Barazimi i shpejtë na dha zemër dhe në zhveshtore thamë se mund të fitojmë. Më këtë publik fitohet”.

“Nuk kam asnjë pikë energjie. E japim shpirtin në fushë për këta njerëz që ishin në stadium, por edhe në të gjithë vendin”, ka thënë Muriqi për Super Sport pas ndeshjes.

Kosova ka tetë pikë pas katër ndeshjeve. /Telegrafi/