Klubi i Serie A, Roma është futur në garë për yllin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi, duke u rreshtuar në mesin e shumë klubeve.
Fenerbahçe ka nevojë për shitje të lojtarëve dhe lajmi i mirë për ta vjen nga Italia.
Roma që po kërkon sulmues tash e një kohë, pëlqen top-shënuesin e Fenerbahçes, Vedat Muriçin dhe tashmë është nën ‘radarin’ e tyre.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar 17 gola në 32 ndeshje me fanellën e “verdhëeblu”, ndërsa ka asistuar në shtatë gola.
Për Muriqin kanë shfaqur interesim nga Italia edhe Napoli dhe Lazio, ndërsa nga Evropa, ka interesim edhe nga Tottenham, Burnleyn, WBA e Rennes. /Telegrafi/