Site icon Telegrafi

Muriqi nuk e ndjek më Lazion në rrjetet sociale, Leeds me ofertë konkrete për të

Vedat Muriqi i ka ditët e numëruara si futbollist i skuadrës italiane Lazio.

Sulmuesi kosovar nuk ka arritur asesi të ambientohet me futbollin italian dhe largimi nga Lazio është i pashmangshëm.

Muriqi ka vendosur që mos ta ndjek më Lazion në rrjetet sociale, duke e hequr atë nga ‘Instagram’ dhe ‘Twitter’.

Ky është një tregues i qartë se sulmuesi nga Kosova e ka ndarë mendjen përfundimisht të largohet nga Biancocelestët.

Në anën tjetër Sky Italia ka raportuar se Leeds United ka dalë me ofertë konkrete për prizrenasin.

Skuadra e Marcelo Bielsas ka kërkuar huazimin e Muriqit për gjashtë muaj me të drejtë blerje për tetë milionë euro në fund të sezonit.

Gjithsesi Lazio ende nuk ka rikthyer për këtë ofertë të skuadrës angleze.

Në garë për sulmuesin qendror janë edhe WBA, Hull City si dhe dy gjigantët turk Galatasaray e Fenerbahce. /Telegrafi/

Exit mobile version