Telegrafi

Muriqi në mesin e shumë yjeve në formacionin e javës në La Liga

Sulmuesi Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë fantastike me Mallorcan në La Liga.

Muriqi është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në La Liga nga SofaScore.

Kjo pasi ai shënoi dy gola në barazimin 3-3 të Mallorcas ndaj Real Valladolidit.

Kështu kosovari pas dy golave arriti në shifrën e 12 golave në kampionatin spanjoll, krahas dy asistimeve.

Përkrahë tij janë emrat Vinicius Junior dhe Samu Chukwueze në sulm.

Vend në formacion kishte edhe për Sergi Busquets. /Telegrafi/