Vedat Muqiri është shprehur optimistë për dy takimet e ardhshme kualifikuese të Përfaqësueses së Kosovës.
Përfaqësuesja e Kosovës po zhvillon përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, kundër Malit të Zi më 7 qershor dhe Bullgarisë me të 10-tin.
Sulmuesi Vedat Muriqi shprehet optimistë për këto dy takime dhe pret pikë të plota.
“Shumëkush mendon se në këto dy ndeshje na mjafton të marrim edhe barazim, por ne megjithatë shkojmë në këto dy udhëtime për t’i marrë pikët e plota, pasi në grup kemi dy rivalë shumë të fortë si Anglia e Çekia”, ka thënë fillimisht Muriqi.
“E kemi një ekip shumë të mirë me futbollistë cilësor, prandaj shpresoj se do t’i arrijmë të marrim pikët e plota”.
Sulmuesi shtatlartë ka folur edhe për të ardhmen e tij, pasi ka qenë subjekt i thashethemeve të shumtë.
Megjithatë, ai e ka konfirmuar vetëm ofertën nga klubi francez Toulouse, ndërsa shtoi se ka edhe interesime tjera dhe oferta, por jo zyrtare. /Telegrafi/