Kosova luajti baras ndaj Greqisë (1-1), ndërsa golashënuesi i vetëm i nikoqirëve në “Fadil Vokrri” ishte Vedat Muriqi.
Përkundër dominimit të lojës, Dardanët kaluan në disavantazh në fund të pjesës së parë, ndërsa sulmuesi ka thënë se ishte thjesht një mosmarrëveshje dhe ishte gabimi i vetëm që bënë lojtarët tanë gjatë gjithë 90 minutave.
Muriqi ka theksuar se skuadra asnjëherë nuk ka dalë nga plani i lojës dhe se në pjesën e dytë nuk ka humbur topa dhe ka luajtur më mirë se grekët, kështu që arrit të marrë një pikë.
Sipas sulmuesit të Lazios, Greqia priste gjatë gjithë kohës gabimet e vendasve në tentim për të ndëshkuar.
27-vjeçari ka thënë tutje se Kosova po bën gjithnjë e më pak gabime dhe në këtë mënyrë shpreson që në të ardhmen kjo të konvertohet në më shumë pikë dhe më shumë fitore. /Telegrafi/