Vedat Muriqi ishte shumë afër ta kompletoj transferimin e tij në kampionatin belg te Club Brugge.
Kampioni në fuqi i Belgjikës arriti marrëveshje me Lazion për transferimin e Muriqit për shumën e 11 milionë eurove.
Megjithatë reprezentuesi kosovar dështoi të kaloj testet mjekësore te Club Brugge dhe transferimi në Belgjikë dështoi.
Muriqi tani është rikthyer në Itali për të bërë teste të reja mjekësore pasi Lazio po e akuzon Club Bruggen për mos respektim të marrëveshjes.
A la sortida de la clínica on se l'ha realitzat la revisió mèdica al jugador de Kosovo Vedat Muriqi ha respost amb un NO rotund a la pregunta dels periodistes italians sobre si quedaria a la @OfficialSSLazio.#RCDMallorca #FreeMuriqi#MallorcaFansLoveMuriqi pic.twitter.com/eAMzxwqDRc
— 21Mallorca (@testimmallorca) July 11, 2022
Gjithsesi me të dal nga klinika ku bëri testet mjekësore në Itali, Muriqi është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do të qëndrojë te Lazio.
Reprezentuesi kosovar ka dhënë një përgjigje të prerë ‘Jo’, në pyetjen se a do të qëndrojë në kryeqytetin italian.
Mbetet të shihet nëse Muriqi do të kthehet në Spanjë te Mallorca, apo do të bëjë një rikthim në Turqi ku Galatasaray kanë shprehur interesim. /Telegrafi/